Hidhet nga ura në Përmet, ndërron jetë 60-vjeçari

212
Sigal

Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm teksa u hodh nga një urë në Përmet. Policia njofton se shtetasi S.D është hedhur nga ura në hyrje të qytetit dhe si pasoje ka ndërruar jetë.

“Njoftohemi se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.