Kryemadhi:”Njerëzit janë të rraskapitur, nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes”.

Njerëzit janë të rraskapitur, nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes. Por ne nuk merremi me mos mbajtjen e premtimeve të rilindjes. Ne do të ua kujtojmë njerëzve sepse njerezit duhet ti japin forcë votës së tyre. Që të votosh sot, duhet ti bëjnë jo veç Ramës, rilindjes, kryetares së Bashkisë, por çdo partie politike, kandidatë, që ti japin forcë votës. Do të thotë që vota juaj është ndëshkim për atë që nuk mban premtimet dhe vlerësim për atë që ju përgjigjet dhe ju mban afër. Unë jam e bindur që ne, jo veç do të jemi pranë jush, por duke gjetur pikat e kontaktit, njerëzit e duhur, djem e vajza tuaja, do të jenë ata që do ta përfaqësojnë denjësisht jo veç Roskovecin, por do të ju përfaqësojnë denjësisht më shumë se Roskovecin. Sot Roskoveci ka kudo djem e vajza të shkolluar dhe nuk kthehen më këtu, por punojnë në call center, kamarier, kanë ikur në emigrim, por asnjë nuk kthehet në Roskovec. Të shikosh që Roskoveci ka hapësira pa fund. Nëse ne do të rrisim investimet, do të krijojmë punë të mirëpaguar për familjet dhe të rinjtë e Roskovecit, jam e bindur që shanset për të pasur një qytet dinjitoz, por edhe një klasë politike dinjitoze, për të pasur mjekë dinjitoz. Sot kemi Besën këtu që është specializuar. Por nëse Besa nuk punësohet për arsye të bindjeve politike, nëse ne do të mbyllim spitalet për arsye financiare që të shkojnë veç tek spitali i rilindjes, normale që njerëzit do të ikin, do të lënë tokat djerrë. Por ka ardhur momenti që në 25 prill ta kthejmë në referendum. Të votojmë djemtë e vajzat tuaja, që ju përfaqësojnë, ata njerëz që kanë shanse e mundësi për të luftuar për ju.
E theme këtë sepse ashtu siç e ka shfrytëzuar dhe e kanë mjelur Roskovecin, me deputetë, kryetarë bashkie, pushtetarë, sot ka ardhur koha që ju ti milni ata. Të ua merrni pushtetin dhe të ua jepni djemve e vajzave tuaja. Mos u merrni më me flamujt politikë, sepse është shumë e rëndësishme sot që të jepni votën aty ku gjeni veten, ku përfaqësoheni, aty tek ata djem e vajza që ua hapin telefonin dhe ju përgjigjen.
Unë jam e bindur, sot më shumë se kurrë se në Roskovec jo veç do të dalim shumë mirë, por do të jemi forcë e parë se të mendosh në një qytet të braktisur të keq kaq shumë burra, gra, djem, që të na japin shansin dhe mundësinë për të kontaktuar me ju është një shans i madh. Në një ditë të tillë sot, dimri, sepse dimri kur ikën ikën me vështirësi edhe ky i rilindjes ikën me vështirësi, por do të ikën në 25 prill, ka marrë fund kjo punë. Qëllimi ynë është të krijojmë mundësi punësimi për njerëzit, të garantojmë fermerët e Rosovecit të shesin prodhimet, të kenë punë, rritje ekonomike, të kenë mundësi dhe të jetojnë të qetë e të lumtur në qytetin e tyre.

Sigal