Hetim rus për vdekjen e turistëve në Qerret

312
Sigal

Rusia ende nuk ka paraqitur një kërkesë për tërheqjen e trupave të të ndjerëve, teksa Shqipëria po përpiqet të zbërthejë arsyet e vdekjes së turistëve rus në Qerret. Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita humbën jetën në një hotel në zonën e Qerretit.

Ekspertiza në gjak pritet të zgjasë së paku tre javë, për të konfirmuar nëse katër rusët ndërruan jetë nga helmimi me klor apo nga shkaqe të tjera, ndërkohë që të gjithë shtetasit që gjendeshin në të njëjtin grup me turistë dhe që udhëtuan me familjen Burenkov dhe dhëndrin e tyre kanë ndërprerë pushimet dhe pas dhënies së dëshmisë janë kthyer në vendin e tyre.

Prokuroria e Kavajës konfirmon se çështja i është referuara për vrasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe jakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.