Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28.7 km e gjatë! Kalojnë automjetet e para! Shpejtësia e lejuar deri në 90 km/h

Screenshot

Është hapur tërësisht për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, bashkë me drejtorin e ARRSH-së, Gentian Xhylin, dhe zëvendëskryeministren Belinda Ballukun, i cili që ndoqi nga afër hapjen e Unazës.

Sigal

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët ka gjithashtu hapësira të dedikuara.