Hapet gropa 6 metra e thellë pranë Syrit të Kaltër

363
Sigal

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të ketë ndodhur në Krongj, pranë Syrit të Kaltër, ku është hapur një gropë me diametër 10 metra dhe thellësi 6 metra.

Shkak i hapjes së kësaj grupe mund të ketë qenë edhe rrëshqitja e dheut, si pasojë e motit të keq me reshje të vazhdueshme shiu që ka përfshirë vendin.

Ndërkohë, policia ka vendosur edhe një perimetër sigurie, për të shmangur çdo incident.