Hajdutët ia kthejnë përmbys shtëpinë për të gjetur paratë, “Duam paratë, ku i ke?”, e moshuara tregon mes lotësh tmerrin

458
Sigal

Momente tmerri për të moshuarën Jorgjica Ruçi, nënën 80 vjeçare, që u përball me grabitësit e armatosur që hynë natën për të vjedhur në banesën e dhëndrit të saj.

Në një prononcim për mediat, pas grabitjes ajo tregon se ka qenë me një komshijen në shtëpi, që e kishte ftuar për të mos qenë vetëm gjatë natës.

Ajo tregon se autorët kishin pistoleta dhe që në fillim i kanë kërkuar paratë. Më pas thotë se e kanë tërhequr zvarrë dhe i kanë mbyllur në një dhomë.

“Isha te krevati. I thashë edhe një komshije për të fjetur bashkë. Na hodhën rrobat mbi kokë. Ca kërkoni,-u thashë.

-Duam para me thanë. Ku i ke paratë, -me thonin. Unë bërtisja e qaja. I hodhën të tëra. Më futi në dhomë, më tërhoqi zvarrë. Na mbyllën brenda me atë komshijen tjetër. Njerëz me pistoleta, me elektrik. Ku i ke paratë more,- thonin? Më kapën gojën por nuk më goditën”, tregon ajo.

NGJARJA 

Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash. Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.

Burime të Panorama thanë se pronari i banesës, Vasil Basho jeton në Greqi dhe është informuar mbi ngjarjen. Ai është nisur me urgjencë drejt fshatit për të mësuar më shumë mbi ngjarjen.

Në banesë mësohet se ka qenë vetëm vjehrra e tij me një grua tjetër të moshuar, fqinje, e cila rrinte me 80-vjeçaren per ti bere shoqeri. Ato deklarojne se nuk jane dhunuar dhe nuk jane perballur me autoret.

Sakaq, lidhur me shumen e grabitur, pohimeve të pronarit në banesë kishte 1500 euro dhe rreth 80 mijë lekë të rinj.

Tre grabitësit kishin maska dhe ishin të armatosur. Familjaret thone se ata kanë marrë edhe një valixhe me dokumente, e cila ka qene e mbyllur. Policia ka bere shoqerimin ne komisarit te 8 personave, nga fshati dhe zona përreth.