Në polici gjatë 2019-ës : 70 efektive u arrestuan ose u larguan nga detyra

455
Sigal

Edhe pse janë për të ndaluar shkelësit e ligjit, rreth 70 drejtues dhe efektivë të Policisë së Shtetit, u arrestuan, u hetuan apo u larguan nga detyra gjatë periudhës, janar deri 20 dhjetor të 2019-s pasi lejuan grupet kriminale të kultivonin lëndë narkotik në shumë zona të ndryshme të vendit.

Drejtoria e Standardeve Profesionale, thekson që drejtuesit e Policive Vendore nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar mbjelljen e kanabisit. Në ndihmë të Policisë së Shtetit kanë qenë edhe relacionet e minitorimit nga ajri në muajt qershor-korrik-gusht nga Guardia di Finanzza për parcelat me kanabis.

“SPZ”-ët ose siç njihen ndryshe, “Specialistët e Policisë Zonale”, dyshohet se kanë bashkëpunuar me kultivuesit, duke mos i raportuar te eprorët e tyre për parcelat e zbuluara. Dhjetëra drejtues të tjerë të uniformave blu në rang lokal vijojnë të janë të pezulluar nga detyra dhe dyshohen si të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë për median, pasi hetimi administrativ nuk ka përfunduar. Shifrat e raportuar nëpërmjet komunikatave të brendshme në Policinë e Shtetit janë disa herë më e vogla krahasuar me bimët narkotike të sekuestruara në terren nga policia lokale.