Gruaja gjendet e shtrirë në rrugë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

251
Sigal

Një 50-vjeçare është gjetur pa ndjenja në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës.

Policia njofton se paraprakisht dyshohet se ajo është përplasur nga një mjet, i cili më pas është larguar, duke e lënë të aksidentuarën në rrugë.

Ajo është transportuar në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia po punon pë kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar,

Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.