Moisi Dalipi: Është Vllaznia që nuk pranon humbjen 

264
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në  minutën e 8` të ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia, kur korçarët kaluan përkohësisht në avantazh, çdokush mendoi se pikërisht në këtë ndeshje ishte dhe momenti më i mirë që shkodranët të gabonin dhe rivalët që kanë 19 javë që e ndjekin nga pas të përfitonin dhe të ngushtonin difrencën në renditje. Në fakt ndodhi ashtu siç dhe titulluam shkrimin e ditës së sotme: “Është Vllaznia që nuk pranon  humbjen!”.

Dhe e themi këtë jo vetëm për atë që shkodranët me shumë mungesa në këtë ndeshje arritën të barazojnë me anë të Dilaverit në minutën e 58`, por ishin dhe më pranë  fitores, me gjithë ato raste të krijuara për gol në plotë  35 minutat e fundit te kësaj përballje, që u zhvillua në një fushë, ku dëbora e larguar vetëm një ditë më parë kishte lën gjurmët e saj tek terreni i baltosur. Por përtej faktit që Skënderbeu i vendit të  fundit nuk arriti të përfitojë nga mungesat dhe loja jo e mirë që zhvilluan shkodranët, ajo që bën përshtypje është fakti se Vllaznia edhe pse ka tre humbje të pësuara deri tani dhe nuk është më mirë nga Teuta që ka vetëm dy të tilla, ja vlen të thuhet se ajo është një nga ekipet e pakta të  këtij kampionati që e ka të vështirë të pranojë humbjen. Treguesit janë të tillë që të bindin për këtë gjë. Kështu skuadra kryesuese e Vllaznisë të Shkodrës tani pas 20 javëve garë kampionati ka 41 pikë, me bilancin 12 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje. Fitoren e fundit ja u ka marrë përpra një jave fierakëve në fushën e saj me atë fitore të ngushtë 1-0 dhe barazimin e fundit e rregjistroi dje në atë 1-1 ndaj Skënderbeut në Korçë. Dhe kjo nuk është pak, për një skuadër me plotë histori si Vllaznia, që udhëheq aq bukur kampionati shqiptar të këtij sezoni. Xhelozitë dhe “arsyet” e ndezuara gjoja për hir të garës, nuk ja prishin dot portretin aq tërheqës dhe domethënës kësaj skuadre me emrin Vllazni. Gjithsesi për të mësuar diçka më shumë për ato që prodhojë java e 20-të e Superiores le të ndjekim rezultatet klasifikimin dhe komentet e rastit.

Kategoria Superiore – Java 20
Tirana   0-1     Teuta
( gol:  L.Vila 22`)
Laçi     1-0     Kastrioti
(gol: Lushkja 32`)
Apollonia   0-1    Bylisi
(gol: Anthony 80`)
Skënderbeu 1-1 Vllaznia
(gol: Doëouna 8`/ Dilaver 58` .p )
Kukësi 1-2  Partizani
( gol; Çinari 63`,Murataj 89` /Limaj 90` )

KLASIFIKIMI KATEGORIA SUPERIORE
1 .Vllaznia              20     41 pikë
2. Partizani             20     37 pikë
3.Teuta                  20     36 pikë
4. Laçi                    20     36 pikë
5.,Kukësi                20      29 pikë
6.Tirana                  20     26 pikë
7.Kastrioti               20     24 pikë
8. Bylis                   20     15 pikë
9.Apollonia              20     13 pikë
10.Skënderbeu        20     13 pikë

Kukësi 1-2 Partizani. Ecuria fantastike e vitit 2021 e Partizanit, që nuk njeh asnjë humbje ka arritur të dalë fitues dhe në provën përballë verilindorëve kukësit, të cilët në pjesën e parë  u dukën se donin medoemos fitoren për të mos hequr dorë nga kreu i tabelës. Edhe pse kjo ndeshje Kukësi-Partizani ishte një sfidë që vendosi në një farë mënyre dhe fatet e sezonit për dy ekipet. Në këtë rast humbja e Kukësi ndaj Partizanit, e rriti diferencën në 8 pikë me “demat”, dhe është larg të futet në garë edhe për titullin kampion. Ndërsa fitorja e Partizanit e afron atë me vetëm  4 pikë me kryesusen Vllazninë. Gjithsesi ajo që tregoi ndeshja, gjithçka ishte larg pritshmërive   sa që mund të mendohet dhe për një alencë fluide midis të dy skuadrave me synim për të rrëzuar nga kryesimi Vllazninë. Përveç golit të shënuar nga Çinari në minutën e 63`, dy golat e tjerë të shënuar nga Murataj në minutën e 89` për Partiznin dhe Limaj në minutën e 90` për Kukësin   gjoja për mosrespektim dhe kompesim të “Fair-Play” kanë hapur diskutimin se golat e një ndeshje mund të shënohen edhe kështu. Gjithësesi kjo është fitorja e tretë e Partizanit ndaj këtij kundështari, që tregoi edhe për atë që Kukësi kur nuk është në gjëndje të fitojë dhe të jetë skuadër kryesuese, me mënyrat e të luajturit futboll simulon të tjerët për të qenë kundështar të  skuadrës kryesuese. Ndoshta javët e ardhshme do jetë ato që do të vërtetojnë më së miri egzitecën e aleancave fluide në kampionatin shqiptar. Tirana 0-1 Teuta, me këtë humbje bardheblutë  e Tiranës janë në krizë të plotë morale dhe indetiteti, duke harruar tashmë dhe faktin se janë kampionët në fuqi.

Nga ana tjetër Tetuta me këtë fitore regjistron rezultatin e gjashtë rradhazi pozitiv, ku pesë janë fitore dhe vetëm një është barazim. Gjithsesi Teuta ka triumfuar me rezultatin 0-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Ishte Lorenco Vila, “heroi” që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Edi Martinit, që vijon t’i bëjë “presion” kryesuesve të Vllaznisë. Vlen të theksohet fakti se kjo ishte humbja e dytë radhazi për Tiranën, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë të Hoxhallarit. Rastet për shënimin në radhët e bardhebluve ishin me pikatore, ku spikasin ato të Muçit dhe Bathës, ndërkohë që te durrsakët, ishte talenti shkodran Ildi Gruda, që shpërdoroi plot tre raste flagrante. Me këtë fitore, Teuta u ngjit në kuotën e 36 pikëve, ndërkohë që Tirana mbetet në kuotën e 26 pikëve. Laçi 1-0 Kastrioti. Skuadra e trajnerit Duro ka regjistruar fitoren e rradhës, teksa ka mposhtur Kastriotin minimalisht ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore. Ka mjaftuar supergoli i Regi Lushkja në minutën e 32’, për t’i dhënë kurbinasve një fitore shumë të rëndësishme e cila i ngjit në kutotën e 36 pikëve, po aq sa Teutën dhe 1 pikë më pak se Partizani. Kurbinasit i bëjnë kështu presion Vllaznisë kryesuese, e cila tashmë ndodhet vetëm 5 pikë larg. Ndërkohë që Kastrioti mbetet në vendin e 7 me 24 pikë. Për sa i përket ndeshjes, ishte një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kishin disa raste shënimi, por vendosi ai supergol i minutës së 32’. Ndeshja Apollonia-Bylis, e vlerësuar si derbi i mbijetesës nga dy skuadra fqinje ka përfunduar me një fitore të artë për skuadrën mallakastriote.

Dhe ka qënë Antoni Beji që nderon Bylisin në këtë ndeshje derbi. Skuadra ballshiote e drejtuar nga trajneri Dovedan, arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar në minutën e 80-të. Me këtë fitore, Bylisi ka parakaluar Apolloninë në renditje, duke u ngjitur në vendin e 8-të me 15 pikë. Për sa i përket ndeshjes, u zhvillua një sfidë me ritëm të kënaqshëm, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund, fati i buzëqeshi ballshiotëve. Plot 7 kartonë të verdhë të akorduar nga gjyqtari për të dyja skuadrat  dhe duele të shumta, në mesfushë. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra fierake, e Apollonisë e drejtuar nga trajneri Kamarata, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Gjithsesi   kamopionati i 82-të i Superiores ka zhviluar vetëm 20 javë të tij, ku tashmë të gjithë kanë nisur të bëjë llogaritë për të qenë, pjesë e më mirëve. Java e ardhshme ndoshta do të tregojë dicka më shumë rreth këtyre pretendimeve kur do kemi këto ndeshje:

Kategoria Superiore – Java 21

( 26  shkurt 2021)
Teuta – Kukësi
(27 shkurti 2021)
Partizani –Laçi
Vllaznia –Tirana
Bylis   -Skënderbeu
Kastrioti- Apllonia