Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka treguar ditën e sotme se cilat janë shenjat që tregojnë se një vezë apo mishi i pulës janë të infektuar. I ftuar në ëake Up në Top Channel mëngjesin e sotëm ai foli për situatën lidhur me gripin e pulave, pas ngordhjes masive të tyre.
Eksperti ka treguar se mishi nuk duhet të jetë me ngjyrë të hirtë por me ngjyrë të verdhë. Po ashtu, Sinai thotë se mishi duhet të jetë i pangjitshëm, të mos bashkohet me ushqimet e tjera si dhe të lihet në temperatura 4 gradë.
“Njeriu me imunitetin e vet duhet ta mbulojë, prandaj ato që kemi ngrënë t’i ndalojmë, dhe të kini parasysh mishin nuk duhet ta prekni me dorë atë që del nga frigoriferët, ai nuk duhet të jetë me ngjyrë të hirtë, por ngjyrë të verdhë. Ai duhet të jetë i pangjitshëm. Merreni me doreza, e mos e bashkoni me ushqimet e tjera. Nëse e fusim prapë në frigorifer duhet rregulluar temperatura 4 gradë,” tha eksperti.
Shenjat që na tregojnë se jemi infektuar?
“Çdo njeri duhet të marrë vezën dhe e çan, nëse shikon që ajo rrjedh menjëherë, pra nuk është e ngjitur me të verdhën, ai menjëherë duhet ta ndalojë konsumin e kësaj veze. Nëse shikon pulën që është e zbutur, ka marrë ngjyrën e hirtë, prapë nuk duhet ta konsumojë. Por nëse e konstaton që është në rregull, detyrimisht nuk duhet ta mbajë në ambient, por në frigorifer me temperaturë 4 gradë. Nëse infektohemi, kemi lodhje shumë të fortë të organizmit, marrje mendsh, duhet të shkëputemi nga të tjerët dhe të shkojmë të bëjmë analizat. Duke qenë se pelikani ka ndodhur në Greqi, kjo do të thotë që sëmundja po bie si shi, se kjo është më e keqja përhapja mes ajrit,” tha Sinani.



















