Ekzekutohet me armë një person në Elbasan

157
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Madrit Ulqinaku.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Viktima ka qenë duke dalë nga një lokal dhe ka tentuar të futet në automjet, por është qëlluar me armë zjarri.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati.