Gripi i pulave/ Kosova ndalon eksportin e shpendëve nga Shqipëria

181
Sigal

Kosova ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria.

Ky vendim vjen pas përhapjes së gripit të shpendëve në vendin tone, teksa situata është alarmante në Durrës, ku kanë ngordhur rreth 1 milionë pula.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mësohet se është ngritur pikë kontrolli veterinare në kufi ku AUV njofton se do të ketë mbikqyrje të detajuar të importeve të ngarkesave me shpendë.

Njoftimi:

Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve- Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinjë.

Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes.

Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë.