I vunë flakët mbeturinave, zjarri rrezikon shtëpitë dhe linjat elektrike në Klos

132
Sigal

Zjarri që ka nisur në një vendgrumbullim mbeturinash në Klos po rrezikon linjat e energjisë elektrike.

Djegia e mbeturinave dhe gomave të hedhura nga banorët dhe bizneseve ka bërë qe të rrezikohen edhe shtëpitë. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri po përhapet ndihmuar nga era.

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të aksit nacional Klos-Burrel ne afërsi të fshatit Bërshi të bashkisë Klos të rrethit Mat.