Skandal! Lirohet nga burgu pedofili

328
Sigal

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për pedofilin 66-vjeç Romeo Oço. Ai akuzohet për ‘ngacmim seksual’ ndaj 16-vjeçarit K. J.

66-vjeçari Romeo Oço, i arrestuar për ‘ngacmim seksual’ ndaj një 16-vjeçari, ka mbërritur sot në Gjykatën e Rrethit të Beratit për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Pedofoli 66-vjeç ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve.

Prokurori i çështjes, Tasim Puci, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin ‘të ligjshëm’ të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K. J., që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa mujash dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.

Gjyqtari Durim Hasa, pasi ka dëgjuar palën e akuzës dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Romeo Oço u arrestua nën akuzën e ‘ngacmimit seksual’ ndaj një 16-vjeçari. Ka qenë ky i fundit që e ka denoncuar Oçon në polici mbrëmjen e së Shtunën, duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço, që rezulton të jetë fqinji i tij.

Prokurori Tasim Puci, ka deklaruar se, prokuroria kërkoi lënien e Oços në burg, ndërkohë që në sallën e gjyqit Romeo Oço ka thënë se ditën e ngjarjes ishte i pirë dhe se ishte në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve me 16-vjeçarin, prej disa kohësh.