Gripi dhe virozat, radhë të gjata tek urgjenca e Pediatrisë

540
Sigal

Shërbimi i Urgjencës së Pediatrisë në QSUT po përballet me fluks pacientësh. Mbrëmjen e kësaj të shtune shumë prindër me fëmijë të sëmurë janë drejtuar për në urgjencë. Siç shihet në fotot që prindërit kanë dërguar në abcnews.al janë duke u përballur me radhë të gjata.

“Kam vajzën sëmurë dhe po presim jashtë, pasi radha është shumë e gjatë dhe ka pak mjekë në shërbim”, shprehet prindi që denoncoi.

Duket se gripi dhe virozat e stinës kanë bërë që shumë fëmijë të vegjël të përfundojnë në spital me temperaturë, koll, etj.