Zjarr te fusha e Tërbufit, digjen me dhjetëra ha tokë bujqësore, era favorizon flakët

162
Sigal

Digjet fusha e Terbufit. Te paktën 20 vatra zjarri kane shperthyër brenda nje ore në fushat e korrura te grurit dhe nëpër kanalet e tokave bujqësore.

Dhjetëra hektare tokë bujqësore jane djegur, por edhe pemë frutore dhe agrume. Problemi më i madh është në  Zham Fshat në Lushnje.

Policia zjarrfikëse në vendngjarje ka qëndruar vetëm disa minuta, sepse nuk mund të kontrolloj të gjitha zjarret ndaj është larguar.

Në terren eshte edhe policia e rendit, për të pyetur dëshmitarë dhe për të gjetur autorët e këtyre zjarrvenieve. Të gjitha vatrat e zjarrit janë të qellimta.

Era e fortë po përhap me shpejtësi flakët nga Cerma drejt Dushkut ndërkohë që deri tani janë djegur 50 toke foragjere dhe 10 ha dru frutore.