Greqia ndalon hyrjen e qytetarëve shqiptarë deri më 31 korrik

132
Sigal

Greqia ndalon hyrjen për qytetarët nga Shqipëria për në Greqi deri më 31 korrik.

Sipas Ambasadës së Greqisë, ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, ata që janë të pajisur me leje qëndrimi, si dhe për persona që kanë banojnë në Greqi.

Përveç shqiptarëve, deri në 31 korrik nuk do të lejohen të hyjnë në territorin grek edhe turistë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj.

Ky vendim vjen për arsye parandaluese dhe mbrojtëse nga përhapja e mëtejshme e COVID-19, bën të ditur ambasada e Greqisë në Tiranë.