Elbasan, preket nga koronavirusi edhe gruaja e pronarit të restorantit

331
Sigal

E infektuar me COVID-19 është edhe gruaja e 46-vjeçarit nga Elbasani, pronar i një restoranti, i cili dy ditë më parë u konfirmua me koronavirus.

12 familjarët të tij bënë testin për COVID-19, por vetëm gruaja e tij rezultoi e infektuar. Ndërkohë numri të prekurve në këtë qytet ka shkuar në 12.

Sakaq, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 383 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Fier.