Greqia hap kufijtë me Shqipërinë duke filluar nga data 28 qershor

308
Sigal

Greqia do të hap kufijtë me vendin tonë, duke nisur nga 28 qershori. Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së, ku u drejtohej shteteve të BE që të hiqnin kufizimin e udhëtimit për disa shtete, ku mes tyre ishte edhe Shqipëria. Hapja e kufijve mes Greqisë dhe Shqipërisë do të rrisë fluksin e vizitorëve nga dy anët e kufirit. Mijëra emigrantë shqiptarë do vijnë për pushime dhe vizita në Shqipëri, sikurse qindra e qindra shqiptarë do turren drejt plazheve greke.

Njoftimi zyrtar për hapjen e kufijve është bërë nga Ministria e Turizmit e Greqisë.