Gramsh/ Fuoristrada përfundon në greminë, ja si paraqitet gjendja e të lënduarit

211
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh.

Një makinë fuoristradës tip “Land Rover” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në greminë.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit me iniciale K.C mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.