Grabitjet në Rinas, arrestohen edhe dy persona të tjerë

557
Dy persona të tjerë janë arrestuar për supergrabitjen në rrugën e Rinasit. Në kuadër të operacionit “Patrioti” u arrestuan Aleksander Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç të dy banues në Tiranë.

Të arrestuarit akuzohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit në shkurt të këtij viti dhe në 2015.

Aleksander Murataj është vëllai i Admir Murtajt, i cili eshte kreu i bandës së grabitjeve, por që vijon të jetë ende në kërkim.

Deri tani numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë. 

Të arrestuarit janë: 
1- Fatjon Xhyliu 
2- Ditjon Memlika 
3- Neim Avdyli 
4- Ernest Kupa
5- Admir Çerpja
6- Dash Kupa 
7-Aleksandër Murataj
8- Dritan Sinani
Një prej të arrestuarve, Admir Çerpja ka pranuar të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe ka kërkuar statusin e të penduarit.

Në supergrabitjen e 9 shkurtit u morën rreth 3.2 mln dollarë nga një bankë e nivelit të dytë. 

Grabitja në Rinas, paratë e grabitura ishin fshehur në tenxhere me presion

Dy tenexhere me presion ishin mbushur me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro, dhe pasi ishin mbështjellë me qese plasmasi ishin groposur.

Paratë brenda në tenxhere ishin mbështjellë me letër alumini mesa duket për të ruajtur që ato të mos dëmtohen.

Policia dyshon se këto janë pjesë e valutës së vjedhur nga 8 thasët me valutë që iu grabitën makinave të blindurara më 9 shkurt 2017 rrugës drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ndërsa në Vorë u gjet një kasafortë me një sasi valute.
Sigal