Shtrëngata dhe stuhi, parashikimi i motit për ditën e sotme

28
Sigal

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të mbizotërojë moti i  vranët me reshje shiu të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike.

Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar.

Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje.

Diten e diel ne veri dhe qender te vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Në juglindje të vendit deri në orët e mesditës mot i vranë e reshje të dobta bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në bregdet e zonat luginore kryesisht në veri erë intensive e problematike me shpejtësi 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-6 ballë.