Grabitja e parave/ Altin Qato: 7 shkeljet e policisë private, pse i hoqëm licencën

494
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato ka përcjellë detaje të reja, lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Qafë-Kashar, ku persona të armatosur arritën të marrin paratë e një bankë të nivelit të dytë nga makinat e blinduara. Referuar rastit, Qato në një deklaratë për mediat, thotë se nga ata e firmës private, që kryente transportin e parave janë shkelur disa rregulla.
Ai thekson rëndësinë e rritjes së parametrave të sigurisë, por shton se shqetësues është fakti që “bankat nuk investojnë në sigurinë e tyre”.
Rregullat e shkelura nga shoqëria e sigurisë fizike:
– Mjete ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret pavarësisht se në lejet e transportit rrugor nga Drejtoria përkatëse është shkruar mjet për transport të veçantë.
– Kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara.
– Njëri nga drejtuesi e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për të lëvizur me këtë mjet.
– Nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla.
– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.
– Të dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.
– Nuk është kërkuar bashkëpunimi me forcat e policisë.
Bazuar në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit.
Sigal