Dyshohet se përplasi me makinë dy gra, e pëson keq 21-vjeçari në Vlorë

286
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se përplasi me automjetin e tij dy këmbësore.

“Duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën,”-sqaron policia.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin F.Z., 21 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi më datë 09.10.2020, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.M., 19 vjeç, banues në Ksamil Sarandë, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Sarandë – “Ura e Gajdarit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e markës “Dajang”, pa targë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.