Prof. Dr. Arben Malaj: Kryeministri e kriminalizoi PS-në, me kriminelë, të cilët i emëroi kryetarë bashkie dhe deputetë

262
Sigal

 

PS nuk është thjesht Rama. Me një Shqipëri gjithnjë më të varfër edhe sipas Bankës Botërore, me një Shqipëri gjithë të vonuar e penguar nga Rama në integrimin europian, me një PS që Rama e kriminalizoi me kriminelë që u bënë kryetarë bashkie dhe deputetë, me një Shqipëri të varfëruar dhe kriminalizuar nga drogat e buta, por edhe shumë të forta, mandati i tretë i Ramës është vrastar për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Shqipërinë e dëmtojnë oligarkët e qeverisë Rama ku disa ministra, deputetë e kryetarë bashkie janë thjesht manikinë, që lëvizin sipas interesave të tyre për fitime abuzive të pangopura. Rama është një neodiktator që lufton këdo që kritikon atë personalisht, apo Taulantin e partisë. Dje, personalisht Rama, ka pushuar nga puna një socialist fisnik dhe të përkushtuar, vetëm për një SMS. Nacionalistët dhe demagogët mbijetojnë vetëm duke varfëruar vendet e tyre. Ja pse Rama është vetë-transformuar në një problem të rëndë për shqiptarët dhe nuk është më shpresa e shqiptarëve. Shikojeni ka dy orë dhe nuk mbaron duke përsëritur dhe ripërsëritur demagogjinë e tij.