Grabitja e filialit të bankës në Koplik, policia zbulon veprimet e autorëve. Pasi morën paratë, dogjën makinën, vodhën edhe një…

141
Sigal

Policia e Shkodrës ka publikuar detaje nga grabitja e filialit të një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe.

Sipas bluve, autorët kanë qenë disa persona, ende të paidentifikuar që kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin bankës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit.

E si të mos mjaftonte kjo, ata kanë terrorizuar dhe një qytetar, të cilit i kanë vjedhur makinën Benz me të cilën janë larguar.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit.

Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.