“Golf 5” përplaset me eskavatorin, një i plagosur në superstradën Lezhë-Milot

249
Sigal

Mëngjesin e sotëm një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot pranë ishull Lezhës.

Mësohet se një makinë tip “Golf 5” ka goditur nga pas një eskavator.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme po në këtë rrugë, një këmbësor u përplas për vdekje nga një furgon mallrash.