Goditi me grushte dhe sende të forta një person, arrestohet 41-vjeçari

529
Sigal

Policia ka arritur të vërë në pranga një 41-vjeçar, të spallur në kërkim, pasi kishte koditur me grushte dhe sende të forta një persona.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Dibrës, e cila shprehet se i arretuari është shtetasi Bujar Tosku, 41 vjeç, banues në fshatin Fushë- Alie, Dibër.

Sipas policisë: “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 15.07.2018, për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin H.P, 48 vjeç, dhe u largua nga vendngjarja ku dhe u shpall në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër për këtë shtetas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/1 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme”.