Tiranë, shoferja përplas 60-vjeçaren tek sheshi “Shtraus”, niset me urgjencë në spital

316
Sigal

Një aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme pranë sheshit “Shtraus”, ku një mjet ka përplasur një 60-vjeçare me iniciale V.R.

Aktualisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2020, rreth orës 09:07, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka aksidentuar kembesoren shtetasen V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.