Goditi gruan me bishtin e sëpatës, zbardhen detajet

480
Sigal

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshorte së tij. Artan Hasa, 50 vjeç, gjatë një sherri me bashkëshorten i ka gjuajtur asaj pas koke me bishtin e sëpatës duke i shkaktuar plagë të rënda dhe lënë pa ndjenja në tokë. Në këto kushte, ai ka kujtuar se bashkëshortja kishte ndërruar jetë dhe ka tentuar të vetëvaret me litar në banesë, por është parandaluar në kohë nga policia.

Skena e dhunës u pa nga dy fëmijët e çiftit, të cilët ndodheshin në banesë, të cilët kanë lajmëruar fqinjët për ngjarjen dhe më pas policinë. Në momentin e mbërritjes së policisë, 50-vjeçari kishte bërë gati litarin për vetëvarje.

Çifti kishte 4 fëmijë dhe kohët e fundit kishin shumë debate e zënka mes tyre. Edhe gjatë ditës së djeshme , ata kanë pasur një sherr dhe në momentin që gruaja i ka thënë se do e ndante, kjo ka shkaktuar nervozizmin e tij duke i gjuajtur në kokë.

Aktualisht gjendja e gruas është e qëndrueshme në spital, ndërsa pritet të bëhen ekzaminimet për të kuptuar shkallën e dëmtimit në kokë.

Çifti banonte në një shtëpi private në lagjen 13 plazh Durrës, ku 50-vjeçari punonte shofer dhe bashkëshortja e tij ndihmës kuzhiniere në një lokal në zonën e plazhit.

Policia ka arrestuar burrin për veprën penale ‘Dhunë në familje’.