Gjyqi për BSH ndahet në 3 procese, Golemi pa seancë në 7 muaj hetim

786
Sigal

TIRANE – Procesi gjyqësor ku ish-zyrtarë të Bankës së Shqipërisë janë nën akuzë për shpërdorim detyre është copëtuar sërish, ndërsa deri më tani 15 të pandehurit gjykohen në 3 procese të veçuara.

Këtë të mërkurë gjykatësi Petrit Çomo ka pranuar kërkesën e të pandehurit Petrit Ramohitaj për gjykim të shkurtuar e ndarje të procesit nga ish-Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së Elivar Golemi, duke bërë që ky gjykim të prodhojnë një tjetër short për përcaktim gjyqtari.

Pritet që brenda javës Gjykata Penale e Tiranës të caktojë me short cili do të gjykojë procesin ndaj ish-zyrtarëve Elivar Golemi, Emiljano Lamce, Ilir Dedja dhe Mehdi Molla.
 
Ish-zyrtarët janë nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që shpërtheu në korrik të vitit të shkuar në institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.