SYRIZA rikonfirmon:Nënshtetësi të gjithë fëmijëve të emigrantëve!

458
Sigal

ATHINE – Ministrja Plotësuese e Emigracionit Tasia Xristodhulopoulou, dikasterit të krijuar për herë të parë në qeverinë e re greke të sapoformuar, ka rikomfirmuar sërish premtimin e partisë së majtë radikale për t’i dhënë nënshtetësi greke të gjithë brezit të dytë të emigrantëve.

Në një intervistë radiofonike Xristodhulopoulou theksoi se se qeveria e re e Aleksis Tsipras do të përmbushë premtimin për dhënien e nënshtetësisë greke,  përfshirë fëmijëve e tyre të lindur në Greqi, ashtu si dhe shtetasve që kanë ardhur në një moshë të vogël me familjet e tyre.

Dy ditë pas ardhjes në pushtet Tasia Xristodhulopoulou deklaroi se ky projekt do të jetë një ndër premtimet e para që do të realizohet nga qeveria e re e drejtuar nga Aleksis Tsipras, pasi dhe më herët kjo parti i ka kërkuar qeverisë së mëparshme për të rregulluar këtë padrejtësi.

“Ne kemi dhënë fjalën se do të zëvendësojmë menjëherë këtë padrejtësi ndaj fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur këtu, që kanë mbaruar shkollat dhe nuk kanë njohur asnjë atdhe tjetër. Këta do të jenë fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve, por do të përfshihen gjithashtu edhe ata që erdhën këtu të vegjël, kanë mbaruar shkollat këtu, kanë mësuar vetëm gjuhën greke, dhe janë njësoj si fëmijët grekë. Këtu u rritën, këtu mësuan gjuhën, këtu janë shokët e tyre.” tha në fjalën e saj Xristodhulopoulou

Xristodhulopoulou, prej vitesh përgjegjëse për të Drejtat e Njeriut, dhe tashmë në postin e ministres plotësuese të Emigracionit në aleancën qeverise të radikalëve të majtë dhe partisë Anel të krahur të djathtë, tha gjithashtu se do të ndjekë parimet e konventave ndërkombëtare, në mikrpitjen dhe përkujdesjen e refugjatëve nga Siria, e veçanërisht për fëmijët e pashoqëruar nga zonat e luftës, praktika këto të pazbatuara më parë.