Seanca e caktimit të masës së sigurisë për Dan Hutrën këtë të shtunë u mbajt me dyer të mbyllura dhe larg syrit të gazetarëve për shkak të dyshimeve të forta që ka prokuroria dhe policia se ai mund të jetë autor i dyshuar i ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në periudhën maj 2021- qershor 2022.
“Fakti që gjykata ka mbyllur dyert për median do të thotë që Dan Hutra dhe sipas informacioneve që kam, po hetohet për vrpra të tjera të rënda penale që mund të ketë kryer teksa ishte i lirë se pasi përfundoi 16 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së parë në maj 2021 u la i lirë e më pas u arrestua në qershor 2022, e dyshohet që gjatë kësaj periudhe ka kryer krime të rënda e për këtë arsye po hetohet e janë duke u kryer veprime hetimore.
Burimet thanë se asnjë avokat nuk ka marrë përsipër mbrojtjen e Dan Hutrës, por për procedurë gjykata vendosi një avokat kryesisht për të pasur mundësi të zhvillojë seancën për caktimin e masës së sigurisë.