Gjykata e Tiranës u heq sekuestron 5 milionë euro të vëllezërve Marku

161
Sigal

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milionë euro të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.

Gjykata vendosi të premten pushimin e çështjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve, duke urdhëruar heqjen nga sekuestro të pasurive të familjes Marku.

Sipas prokurorisë të dy vëllezërit janë të përfshirë në aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

Prokuroria njofton se do të ankimojë këtë vendim të gjykatës.

Sokol dhe Elson Marku janë djemtë e Nënë Lizës, të moshuarës që protestoi për shembjen e banesës në zonën e “5 Majit” në Tiranë.