“Në orën 12:00”, Kuvendi do të nderojë sot Bujar Nishanin, një minutë heshtje për ish-presidentin

144
Sigal

Sot Kuvendi do të përkujtojë me një minutë heshtje ish-presidentin Bujar Nishani, i cili ditën e shtunë u nda nga jeta pas një sëmundje.

Ai ndërroi jetë në një spital në Gjermani.

Ka qenë nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ajo që ka bërë njoftimin se deputetët në orën 12:00 do të mbajnë një minutë heshtje në nder të Nishanit.