GJKKO shtyn seancën gjyqësore për Dritan Rexhepin, mësohet shkaku

49
Sigal

Gjykata e Posaçme nuk e ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës për gjyqin ndaj Dritan Rexhepit dhe personave të tjerë në akuzë për rrëmbimin e Jan Prengës. Shtyrja e seancës ka ardhur pas kërkesës së SPAK për ekstradimin e Rexhepit, pas arrestimit të disa ditëve më parë në Turqi.

Sipas letrës së SPAK bëhet me dije se njoftohen autoritetet turke në Ankara që të bëjnë njoftimin e Dritan Rexhepit për gjyqin.

Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se pesë ditë pas pengmarrjes në Tiranë, disa biseda të përgjuara nga burgu ku ndodhej Rexhepi e ekspozuan atë në komunikim me vëllain e Jan Prengës në Angli, ku thuhet se u janë kthyer 106 kg kokainë dhe 700 mijë paund, pjese e ngarkesës së drogës të grabitur në Portsmuth. Gjurmët e fundit të Jan Prengës janë në një kompleks në Shijak, ku besohet se është keqtrajtuar ndërsa trupi i tij nuk është gjetur asnjëherë dhe për këtë ka mbetur në burg kopshtari i kompleksit.

Kujtojmë se Dritan Rexhepi u arrestua pesë ditë më parë në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga disa vende të njohura të Europës.