Gjermania hapet për 31 shtete, përjashton Shqipërinë

357
Sigal

 

Qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende europiane. Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Kjo do të thotë që pas datës 15 qershor nuk do të jetë më në fuqi, as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë, për ata që vinin në Gjermani nga këto vende.

A do të ketë së shpejti zbarkim turistësh në Europë?

Kufijtë i mbyllën edhe mjaft shtete të tjera europiane. Dhe ata edhe shumë prej tyre po i heqin kufizimet. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha pak ditë më parë në RAI: “Ne po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që më 15 qershor, të mund të rihapen kufijtë në Europë.” Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Dite europiane të zbarkimit të turistëve”.

Por fatkeqësisht, edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Europë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës. Për shembull, jo kudo vlen detyrimi për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës minimale midis njerëzve. Po ashtu edhe kriteret për një shtrëngim të mundshëm të masave në rast se shtohet numri i të infektuarve, nuk janë të njëjta.

Rregulla tejet të ndryshme

Sa të ndryshme janë për momentin rregullat tregon rasti i Italisë, që kishte një nga numrat më të lartë të infeksionit në botë në raport me popullsinë. Italia shpalli se nga 3 qershori qytetarët e BE-së mund të hyjnë përsëri në vend, pa pasur nevojë të kalojnë në karantinë. Por nga ana tjetër, rajone të ndryshme të Italisë, që janë prekur shumë ndryshe nga Corona dhe ende midis tyre nuk ka liri lëvizjeje.

Dhe mbi të gjitha, është e pasigurt, nëse vendet fqinje të Italisë, do t’i hapin gjithashtu kufijtë. Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha në një intervistë: “Unë jam përkrahës i madh i lirisë së udhëtimit, por prapë duhet të jemi të kujdesshëm me Italinë”. Zvicra gjithashtu u rekomandon qytetarëve të saj, të mos udhëtojnë për në Itali dhe për momentin, vazhdon ta mbajë kufirin të mbyllur.

Pra, për momentin, situata në Europë është e paqartë dhe disa vende si Italia, mund t’i hapin kufijtë e tyre, por pala tjetër jo. Kjo do të thotë që austriakët ose gjermanët lejohen në hyjnë Itali, kurse italianët nuk lejohen të hyjnë në Austri dhe Gjermani. Dhe Italia vështirë se do ta pranonte këtë situatë në plan afatgjatë.