Muzika, sa do të paguajnë lokalet, hotelet, restorantet, taksitë dhe palestrat

675
Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit miratoi tarifat për subjektet përdorues të produktit artistik. Lista e plotë
Reforma në fushën e autorësisë është konkretizuar edhe me miratimin e masës së tarifave të shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit në sistemin e administrimit kolektiv. Kjo do të thotë, se tashmë krijuesit dhe zotëruesit e veprave të pronësisë intelektuale, kryesisht muzikës, do të mund të shpërblehen drejtësisht për përdorimin e produktit të tyre intelektual. Kjo nënkupton edhe një tarifë të shtuar për të gjitha bizneset që luajnë muzikë apo transmetojnë video, mbi të cilat nuk kanë të drejta. Këtu përfshihen baret, restorantet, radiot e televizionet. Sipas TV “Scan”, vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të së Drejtës së Autorit dhe synon t’i japë fund problematikave dhe konflikteve mes krijuesve dhe subjekteve të biznesit përdorues të produktit artistik. Sistemi i hartuar në bashkëpunim me ekspertë të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale do të tarifojë subjektet përdorues aq sa përdorin produktin artistik, ndërsa artistët shpërblehen për kontributin e tyre. “Aplikimi i deritanishëm ka qenë tejet i kontestuar nga subjektet dhe praktikisht i pa aplikueshëm. Si rezultat i kësaj është trashëguar një realitet abuzues, viktimizues për të gjitha palët në këtë proces. Tashmë me këtë sistem tarifor vendoset ekuilibri i munguar mes palëve duke i dhënë fund abuzimeve në tregun e produktit artistik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, e cila garanton për moslejimin e abuzimit me fuqinë e tregut që zotëron nga ana Agjencive të Administrimit Kolektiv.

Masa e tarifave për komunikimin në publik në radio të veprës së mbrojtur
Radio kombëtare publike e private
Radio lokale
Tarifa fikse
Sqarime

1 – Nëse subjekti përdorues radiofonik i veprës së mbrojtur realizon të ardhura bruto vjetore më pak se 5 milionë lekë në vit, tarifa për t’u paguar është sa niveli i tarifës fikse të përcaktuar sipas klasifikimeve përkatëse në bazë të numrit të popullsisë dhe kohëzgjatjes së komunikimit në publik.
2 – Në rastet kur subjekti përdorues radiofonik i veprës së mbrojtur siguron të ardhura bruto vjetore mbi 5 milionë lekë, por nuk paraqet formularin e deklarimit të tyre, tarifa e detyrueshme për t’u paguar është sa dyfishi i tarifës fikse të përcaktuar sipas klasifikimeve përkatëse në bazë të numrit të popullsisë dhe kohëzgjatjes së komunikimit në publik.
Masa e tarifave për komunikimin në publik në televizion të veprës së mbrojtur
Televizion kombëtar publik e privat

Sqarime:
1 – Në rastet kur subjekti përdorues nuk deklaron të ardhurat bruto vjetore, tarifa e pagueshme është sa tarifa vjetore më e lartë e paguar për Agjencinë e Administrimit Kolektiv (subjekti juridik, i krijuar më parë nga mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me) dhe sportelin unik nga subjekte përdorues të së njëjtës kategori (publike ose private) në tre vitet e fundit.
Televizione lokale
Tarifa fikse

Sqarim:
1 – Nëse subjekti përdorues TV i veprës së mbrojtur realizon të ardhura bruto vjetore më pak se 5 milionë lekë në vit, tarifa për t’u paguar është sa niveli i tarifës fikse të përcaktuar sipas klasifikimeve përkatëse në bazë të numrit të popullsisë dhe kohëzgjatjes së komunikimit në publik.
TELEVIZIONE KABLLORE I IPTV I OTT I PLATFORMA DIXHITALE
Televizione kabllore, IPTV, OTT, dhe platformat digjitale
Për subjekte me të ardhura bruto vjetore mbi 5 milionë lekë
Për subjekte me të ardhura bruto vjetore nën 5 milionë lekë

Sqarime:
1 – Subjektet përdorues TV kabllorë që realizojnë të ardhura bruto vjetore mbi 5 milionë lekë, në llogaritjen e shumës së tarifës mbajnë parasysh pagesën minimale të garantuar të kategorisë ku ata bëjnë pjesë sipas përcaktimit të numrit të abonentëve dhe kohëzgjatjes së komunikimit në publik të veprës së mbrojtur.
2 – Për subjektet e transmetimit TV përmes platformave digjitale, në të ardhurat bruto vjetore, mbi të cilat aplikohet tarifa në përqindje, nuk përfshihen të ardhurat që sigurohen nga shitja e ofrimi i produkteve sportive. Subjekti ofrues i shërbimeve digjitale ka barrën e provës. Në mungesë të saj, përqindja e tarifës aplikohet mbi totalin e të ardhurave bruto vjetore.
Për strukturat akomoduese (hotel, motel, njësi akomoduese e të tjera të ngjashme)
Klasifikimi i strukturave akomoduese:
1 – “Bujtinë” Standard;
2 – “Fjetinë” Standard, Komfort;
3 – “Kamping” Standard;
4 – “Hotel” Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje;
5 – “Motel” Standard, Komfort, Superior;
6 – “Resort” Tre yje, katër yje, pesë yje;
7 – “Qendër curative” Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje;
8 – “Fjetje dhe mëngjes” (B&B) Standard, Konfort, Superior;

Sqarime:
1 – Tarifa përllogaritet mbi baza mujore për dhomat, hollet dhe ambientet e tjera të përbashkëta;
2 – Për efekte të llogaritjes së tarifës, 1 (një) pikë është e barasvlefshme me 8 (tetë) lekë;
3 – Kjo tarifë nuk përfshin tipologjinë “BAR” në mjediset e strukturës akomoduese;
4 – Për të llogaritur vlerën e tarifës mujore subjekti përdorues duhet të deklarojë pranë AAK-së dhe Sportelit Unik për çdo muaj numrin e dhomave të zëna (shitura). Në rast mos­ deklarimi, tarifa llogaritet mbi numrin në total të dhomave të hotelit dhe njësisë akomoduese;
5 – Tarifa është shumatorja e të gjithë komponentëve nga nr.1 – 4.
Shembull: Hoteli X ka 1 përcjellës qendror (1 * 170 pikë), 10 altoparlantë të shpërndarë në strukturën akomoduese (10 * 8 pikë), 50 dhoma, secila me 1 aparat TV ose Radio, (50 * 17 pikë) dhe 5 ambjente të përbashkëta ku janë instaluar 5 aparate TV/Radio (5 * 46 pikë). Pas llogaritjeve, hoteli do të paguante për përdorimin e veprave të mbrojtur gjithsej shumën: (170 + 80 + 850 + 230) * 8 lekë = 10.640 lekë në muaj.
6 – Tarifat e aplikueshme diferencohen sipas kategorisë ku përfshihet qarku ku është regjistruar struktura akomoduese:
7 – Strukturat akomoduese në bregdet apo destinacione të tjera turistike, pavarësisht kategorizimit të qarqeve, aplikojnë tarifën e plotë në masën 100%.
Për vendet ku konsumohen ushqime dhe pije
I – Ndarja e subjekteve sipas kategorive/orareve të ushtrimit të aktivitetit:

Sqarime:
1 – Tarifa është rezultat akumulativ i të gjitha dispozitave të parashikuara më sipër, duke i marrë të gjithë parametrat në konsideratë;
2 – Në llogaritjen e tarifës në vlerë absolute, 1 pikë është e barasvlefshme me 10 lekë;
3 – Tarifa llogaritet dhe paguhet mbi baza mujore;
4 – Me kapacitet maksimal të ofrimit të shërbimit kuptohet numri maksimal i personave që mund t’u shërbehet në mjedisin ku konsumohen ushqime dhe/ose pije;
5 – Në rast se subjekti përdorues nuk deklaron sa kërkohet për përllogaritjen e tarifës, ajo llogaritet mbi të dhënat e siguruara nga palë të treta për këtë subjekt ose përllogaritet e barabartë me tarifën e llogaritur për një subjekt përdorues me karakteristika të ngjashme.

Për një njësi tregtare dhe mjedise të tjera biznesi
Përfshihen të gjitha mjediset e mbyllura dhe/ose të hapura të vendosura në një qendër tregtare si vijon:
1 – Dyqane dhe njësitë tregtare të shërbimeve të tipit boutique;
2 – Mapo;
3 – Beaty point;
4 – Dyqan pajisjesh elektronike;
5 – Galeri të përhershme artistike (pikë shitje);
6- Market/Supermarket;
7 – Sallon bukurie;
8 – Njësi shitje produkte artizanale;
9 – Shërbime të tjera gastronomie që nuk kanë vende akomoduese për klientë (take away) apo të ngjashme me to, etj.

Sqarime:
1 – Në llogaritjen e tarifës 1 pikë = 10 lekë;
2 – Përdoruesit e veprave të mbrojtura, njësi tregtare dhe mjedise të tjera biznesi të vendosur jashtë qendrave tregtare, paguajnë 80% të vlerës së tarifës mujore të llogaritur sipas Tabelës nr. 1;

3 – Nëse vepra e mbrojtur përcillet në mjedise të hapura, të mbyllura të përbashkëta publike, koeficienti për llogaritjen e tarifës mujore është 1 pikë për m2;
4 – Në rastin e panaireve, ceremonive festive, spektakleve dhe tregjeve të përkohshme të natyrave të ndryshme (me raste të caktuara), tarifa ditore është 300 pikë;
5 – Për mjete lëvizëse, të cilat promocionin e realizojnë me altoparlant, tarifa ditore është 10 pikë.

Për të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimet telefonike “Ringtione”
Sqarime:
1 – Nëse subjekti ofrues nuk deklaron të ardhurat nga shitja e shërbimit, tarifa do të jetë sa dyfishi i tarifës së llogaritur mbi të ardhurat e periudhës më të fundit të deklaruar;
2 – Në rast se subjekti ofrues është në treg për herë të parë dhe nuk siguron informacion për të ardhurat bruto nga shërbimi “Ringtone”, atëherë tarifa do të jetë sa dyfishi i tarifës së llogaritur nga informacione të mbledhura nga të tretë në lidhje me të ardhurat e këtij subjekti.

Për të gjitha mjetet e transportit dhe terminalet e udhëtarëve
Sqarime:
1 – Vlera e 1 pike është e barasvlefshme me 10 lekë;
2 – Në rast të mosdeklarimit të informacionit të nevojshëm për llogaritjen e tarifës, ajo llogaritet 150% e tarifës më të fundit të paguar;
3 – Nëse subjekti ka filluar rishtaz aktivitetin, në rast të mosdeklarimit të informacionit të nevojshëm për llogaritjen e tarifës, për të bërë llogaritjet përdoret informacioni i siguruar nga palë të treta për këtë subjekt përdorues.
Për të gjitha mjediset kulturore, artistike, sportive e të tjera
1 – KINEMA. Tarifa mujore për përdorimin e veprave të mbrojtura në kinema para, gjatë ose pas shfaqjes, është 10 pikë për shfaqje, por jo më pak se 100 pikë në muaj.
2 – MUZE, GALERI DHE EKSPOZITA. Tarifa mujore për përdorimin e veprave të mbrojtura në muze, galeri, ekspozita dhe të ngjashme me to, ku veprat përcillen me mjete të ndryshme, është 10 pikë në muaj.
3 – MJEDISE SPORTIVE DHE TE TJERA. Tarifa mujore për përdorimin e veprave të mbrojtura në mjedise sportive dhe të ngjashme, gjatë zhvillimit të aktivitetit llogaritet sipas tabelës më poshtë:

Sqarime:
1 – Vlera e 1 pike është e barasvlefshme me 10 lekë;
2 – Për rastin e panaireve, ceremonive festive, eventeve, spektakleve dhe tregjeve të përkohshme të natyrave të ndryshme (me raste të caktuara), tarifa ditore është 300 (treqind) pikë;
3 – Në rast të mosdeklarimit të informacionit të nevojshëm për llogaritjen e tarifës, ajo llogaritet 150% e tarifës më të fundit të paguar;
4 – Nëse subjekti ka filluar rishtaz aktivitetin, në rast të mosdeklarimit të informacionit të nevojshëm për llogaritjen e tarifës, për llogaritjet përdoret informacioni i siguruar nga palë të treta për këtë subjekt përdorues.
Sigal