Gjermani/ Rriten rastet me koronavirus, konfirmohen gjithsej rreth 145.700 të infektuar

324
Sigal

Ditën e sotme, rastet e konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rritën me 2.237 brenda 24 orëve, duke e rritur totalin në 145.694, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, duke shënuar një ditë të dytë radhazi të infeksioneve të reja të përshpejtuara.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 281 në 4,879, tregoi raporti, sipas Reuters.

Në fillim të kësaj jave, vendi lehtësoi disa nga masat e tij të bllokimit, duke lejuar që dyqanet më të vogla të hapeshin dhe disa shkolla të rinisnin.