Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në plazhin e Durrësit, çfarë thotë policia

44
Sigal

Gjendet në plazhin e Durrësit trupi pajetë i një gruaje ende të paidentifikuar.  Kufoma është pikasur nga kalimtare të rastit në zonën e sektorit Iliria.

Trupi i 53-vjeccares me inicialet A.L., është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.