Zjarri nga pakujdesia në Lushnje shkrumbon 1 mijë fidanë ullishte

591
Të paktën 25 hektarë siperfaqe të mbjella me ullinj në kodrat e fshatit Çiflik në Lushnje janë shkrumbuar pas përfshirjes nga zjarri.
Sipas banorëve të zonës që kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve, shkak ka qenë dalja nga kontrolli e zjarreve të vëna nga vetë fermerët për të djegur mbeturinat.
Zjarrëfikësit nuk kanë mundur të shkojnë për të izoluar flakët, pasi mungon infrastruktura.
Kanë qenë vetë banorët që me mjete rrethanore kanë izoluar flakët, të ndihmuar dhe nga policia e rendit dhe ajo bashkiake.
Për pasojë mbi1000 fidanë ullinj janë djegur nga zjarri, i cili është shuar gjatë orëve të natës.
Sigal