Plas sherri në familje! Babai, vajza dhe djali “kacafyten” LIVE për shtëpinë

652

Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, në 12 Nëntor të vitit 2017 ishin të pranishëm babë e bijë.

Sigal

Alkena thërret babin e saj Nazif Zaçe me pretendimin se babai ka nxjerrë shtëpinë, për të cilën kishte kontribuar vetë ajo. Ndërkohë mësohet se shtëpia ishte ne emër të vëllai të saj, Julianit. Alkena akuzon babain, por ky i fundit thotë së nuk ishte në dijeni së shtëpia ishte në emër të djalit të tij.

Në sancën e sotme të ndërmjetësimit ka ardhur Juliani të përballet me motrën e tij, Alkenën. Ai ka ardhur nga Italia dhe do të përballet me motrën dhe babain.

Eni Çobani ka zhvilluar disa takimë më parë më Julianin dhe sot ai ka ardhur në studio për të treguar të gjithë ngjarjen.

Juliani: Kam ardhur për të zgjidhur problemet e mija të gjithë këtyrë 17 viteve. Motër e dashur dua të di vetëm kaq, çfarë kusuresh kam unë të vi këtu?

Alkena: Ta jap përgjigjen unë me dy fjalë.  Çfarë bërë këtu e 17 vite…?

Juliani: Të kam mbajtur ty dy vite e gjysëm, kam punuar si qeni… motër e dashur thirri mendjes.

Eni Çobani: Në çfarë kuptimin e keni mbajtur?


Ndërkohë në studion, ndërhyn bashkëshorti i Alkenës, Vladimir Kanina, dhe shprehet se ka qenë ai që e ka marrë Julianin në Itali dhe e ka mbajtur. Mes Julianit, Alkenës dhe bashkëshortit të saj ndizet situata dhe ata debatojnë me njëri –tjetrin.

Juliani: Kam punuar për 2 vite e gjysëm dhe të gjitha lekët e mija ja kam dhënë motrës.

Eni Çobani: Në këtë seancë ndërmjetësimi jeni thirrur për një banesë, nëse jeni në dijeni. Këtu pretendohet se është blerë një banesë nga babai juaj, zoti Nazif, ndërkohë që ju thoni se është blerë nga ju dhe letrat janë tuaja. Ka mundësi të na sqaroni sepse Alekena thotë se i ka derdhur ajo paratë e kësaj shtëpie për babain.

Juliani: Në ishim pa shtëpi, pa katandi, dhe i them babait gjej shtëpi tjetër dhe ta ble unë. Më tha e kam gjetur 8 milionë lek dhe ja kam dhënë lekët motrës në dorë.


Alkena: Më ke dhënë lekët e mija. Ty ato 20 mijë lireta që merrje nuk të dilnin për cigare. Ti mua nuk ma hedh dot dhe djersën e atij nuk e h3edh dot poshtë.

Eni Çobani: Ke ndonjë dokument që i ke thënë Alkenës 3 milionë lek?

Juliani: Dokument nuk kam, le të flasë babai.

Nazifi: Sot për herë të dytë me vjen zor të përballem me djalin tim. E kam nisur në Itali, kam shitur kamionin. Isha pa shtëpi, kam marrë shtëpi me qira. Sa herë vuajti nga stomaku në spital, dhëndri e ka shpëtuar. Më vjen turp të përballem me djalin tim.

Eni Çobani: Kemi një kontratë shitblerje, dhe këtu është emri i Julianit. Tani unë dua të sqaroj, lekët për të cilat pretendohet se është blerë kjo banesë, në të cilën zotëria thotë  ka bërë 8 milion. Deri tabni thotë se 3 milionë ja ka thënë motrës, tani ka mundësi të më thuash ku u gjetën 5 milionë lekët? Gjithmonë gishti shkon tek Vladimiri.

Julian e mbani mend noteren, para të cilës keni kryer veprimet për blerjen e banesëns?

Juliani: Nuk më kujtohet,  e keni në letra…

Eni Çobani: Ku ndodhet zonja?