Gjendet predhë e Luftës së Dytë Botërore në Radhimë të Vlorës

315
Sigal

Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Radhimë të Vlorës nga emergjencat civile.

Pritet ndërhyrja e forcave xheniere. Kohët e fundit, janë gjetur shpesh predha nga Lufta e Dytë Botërore në vendin tonë, por pa rrezik për jetën.

Para dy javësh u gjetën disa predha në një truall në njësinë administrative të Gurit të Zi në Shkodër, ndërsa një muaj më parë u gjet një predhë në fshatin Bunavi të Vlorës.