Gjendet një granatë në Lezhë, “alarmohet” policia

165
Sigal

Është gjendur një granatë e pa shpërthyer në fshatin Manati të Lezhës. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse është konstatuar nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka mbërritur në vendin ku është gjetur lënda shpërthyese ndërsa ende nuk dihet se si ka përfunduar aty apo i përket ndonjë municioni luftarak.