Gjendet një arsenal armësh në Tiranë

553
Një arsenal i vërtetë armësh është gjetur në Tiranë. Punonjësit e një firme private duke gërmuar në zonën e Tiranës së re kanë gjetur të groposura disa granada dhe qindra fishekë.

Burime nga policia thanë se janë njoftuar një ditë më parë në orën 16:00 nga ana e punonjësve të firmës private.

Punonjësit duke hapur një gropë, kanë konstatuar të mbuluara nga dheu një sasi municionesh, që u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

Në gropë janë gjetur 11 granata, 360 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një kuti me ndezësa të granatave.
Sigal