Gjendet i vdekur 72-vjeçari në Vlorë

198
Sigal

Policia e Vlorës njofton se në lagjen “Pavarësia” të qytetit, një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Dyshimet e para të policisë janë se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2022, rreth orës 17:30, në lagjen “Pavarsia”,  Vlorë është gjetur pa shenja jete, në banesën  e tij  shtetasi  R. P.,  72 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.