The Weeknd, artisti më i dëgjuar në Spotify

180
Sigal

The Weeknd është bërë këngëtari më i dëgjuar në Spotify. 31-vjeçari tani ka dëgjuesit më të flaktë në aplikacionin e njohur të muzikës. Ky sukses i këngëtarit vjen pasi publikoi albumin e tij të pestë të titulluar Dawn FM. Pas publikimit të tij, albumi dominoi listat e Spotify si albumi më i mirë në mbarë globin dhe në SHBA.

Në album ka bashkëpunime të ndryshme muzikore me Tyler, Creator dhe Lil Wayne, si dhe mikun e tij Jim Carrey, i cili ka shërbyer si DJ duke e bërë albumin edhe më të veçantë.

Kënga “Blinding Lights” ka hyrë edhe në historinë e “Billboard” si e para që kryesoi të gjitha listat. Prej 90 javësh, projekti qëndroi në vendin e parë të “Billboard 100”.