Gjendet i asfiksuar një qytetar në Durrës, ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes

Një person është gjetur i asfiksuar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit

Sipas raportimeve, ngjarja është regjistruar pranë lokaleve te lulishtes në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve.

NOA

Pas njoftimit të bërë ne polici, nga një telefonatë, kanë shkuar me urgjencë makina e ndihmës  së shpejtë dhe policia. Po ashtu edhe forca ushtarake të patrullimit.

Mjekët kanë hyrë në zonen e njoftuar dhe kanë vendosur mbi barrelë pesonin e njoftuar dhe e kanë nisur me urgjencë drejt Spitalit, të shoqëruar nga mjete të policisë.