Aktivistja kineze ngre dyshimin e madh: Përse në janar-shkurt, 8 milionë numra celularësh në Kinë dolën jashtë shërbimit?

1400
Sigal

Në Wuhan nuk ka më raste të reja me koronavirus? Po gjithë kjo radhë njerëzish që presin të futen te qendra shëndetësore çfarë është? Këtë pyetje shtron aktivistja Jennifer Zeng e cila në Twitter shpërndau videon që shikoni më poshtë.

Por për aktivisten me seli në Nju Jork, Jennifer Zeng, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ajo hedh një dyshim të tnerrshëm teksa shtron pyetjen: Pse 8 milionë numra celularë dalin jashtë shërbimit dhe askush nuk përgjigjet?

Këtë pyetje që ka nënkuptim rrënqethës, Zeng e bën duke shprehur bindje se qeveria kineze po i fsheh shifrat. Këtë pretendim e ilustron në tweet e mëposhtëm me shifrat dhe grafikat ku thotë se mbështet dyshimin e saj.

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Jennifer Zeng evidenton në tabelat që publikon, se mbi 8 milionë numra celularë në përdorim të 8 milionë shtetasve kinezë, u mbyllën gjatë muajve janar dhe shkurt 2020 duke insinuuar se Kina është duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave nga koronavirusi. Aludimet e Zeng shkojnë më larg kur ajo përmend se 8 milionë është shifra më e ulët pasi në tre operatorët, China Mobile, China Telekom dhe China Unicom janë 15 milionë abonentë që nuk janë më përdorues celularësh në këtë periudhë.

Po ashtu, ajo publikon dhe një raport mbi krematoriumin e Wuhan ku që nga fillimi i janarit u punua 24 orë non stop dhe shtron pyetjen: Si është e mundur që aty digjen mbi 100 njerëz në ditë dhe raportohen në total vetëm 3 mijë të vdekur?

Krematoriumi në Wuhan, Kinë

Dyshimet e Zeng nuk janë komentuar nga qeveria kineze ndërkohë që tweet e saj janë përhapur nëpër botë dhe mbi to po ngrihen pikëpyetje nga mediat dhe lexuesit.

Në Kinë sipas regjistrimit të popullsisë dhe të dhënave zyrtare 2020, janë 1.4 miliardë banorë. Në Wuhan, 11 milionë banorë. Në këtë pikë Zeng publikon dhe videon që gjeni këtu, duke shtruar pyetjen: Përse kaq pak drita ndezur në pallatet ku jetojnë banorët e Wuhan?