Gjashtë persona në zyrë, pesë dolën pozitivë, një e dyshuar: Koronavirusi futet vrullshëm tek dega e Thesarit në Fier

330
Sigal

Fieri ka shënuar katër raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit dhe të gjithë ata janë kolegë, punonjës të degës së Thesarit të qytetit.

Fillimisht, me koronavirus u konstatua një kolegu i tyre, i cili duket se ia ka ngjitur edhe të tjerëve.

Pas konstatimit me koronavirus të të parit, të tjerët janë futur në karantinë, por ata kanë shfaqur probleme me shëndetin duke bërë që ISHP t’i testojë duke dalë të katërt pozitivë.

Raportohet se , tamponi i është marrë edhe një tjetër punonjësejetë degës së Thesarit që ka qenë në zyrë me pesë të parët pasi kishte shenja të koronavirusit.

Kështu, zyra në fjalë kishte gjashtë punonjës, pese prej të cilëve janë konfirmuar tashmë me koronavirus, ndërsa e gjashta dyshohet.